Ishin në kafe bashkë, 43-vjeçari vret me armë gjahu kryetarin e Njësisë Administrative Kotë në Selenicë

9 Nëntor 2018, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2018-11-09 19:55:15

SELENICE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë mesditën e kësaj të premte. Një person është qëlluar me armë gjahu në një lokal qendër të fshatit Kotë dhe ka humbur jetën.

Report Tv mëson se viktima është Fatmir Hodo, 64 vjeç, kreu i Njësisë Administrative Kotë, i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice, i cili është vendosur në pranga nga policia në banesën e tij rreth 30 minuta pas ngjarjes.

Viktima dhe autori kanë qenë së bashku në tavolinën e një lokali kur mes tyre fillimisht ka pasur debate dhe më pas 43 vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të Hodos. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.