Itali, PD pranon marrëveshjen me ‘5 Yjet’ për forumin e qeverisë së re

24 Prill 2018, 21:09

Sinjalet e para pozitive për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë në Itali mes Partisë Demokratike dhe 5 Yjeve tashmë janë dhënë.

Sekretari i PD, Maurizio Martina, pas takimit me Roberto Fico, i cili u mandatua nga presidenti Italian për të negociuar për arritjen e një marrëveshjeje mes PD dhe 5 Yjeve është shprehur se PD është e gatshme të punojë me Partinë ‘5 Yjet’, vetëm nëse kjo e fundit i thotë jo koalicionit të qendrës së Djathë dhe LEGA-s.

Ndërkohë nga ana e ‘5 Yjeve’, Di Maio ka deklaruar se çdo mundësi për të vazhduar negociatat me LEGA-n është mbyllur tashmë.