Iu arrestua vëllai për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje, jep dorëheqjen drejtori i Patentave, Arben Isaraj (LETRA)

22 Tetor 2018, 16:57

Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, pak orë pas arrestimit të vëllait të tij, Altin Isaraj, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Altin Isaraj u arrestua mbrëmjen e kaluar në kuadër të megaoperacionit të FNSH dhe RENEA në të gjithë vendin. Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor”- thuhet ne letren drejtuar ministrit Gjiknuri.Vëllai i drejtorit të Patentave u la në masën "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë zjarri tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.