Ja pamjet e një nga qendrave estetike të kthyera në bazë prostitucioni në Tiranë

25 Shtator 2018, 15:02 | Përditesimi i fundit: 2018-09-25 16:27:48

TIRANE-Policia e kryeqytetit pas 7 muajsh hetime intensive ka zbuluar 4 qendra estetike që ishin kthyer në baza prostitucioni, ndërsa ka arrestuar tre administratoret, shtatë vajza janë shoqëruar, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Administratoret e arrestuara janë; H. D. 33 vjeç, A. M. 28 vjeçe dhe L. Q. 34 vjeçe, të tria banuese në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall M.M. 43 vjeç.

Sipas policisë, ambientet e qendrave të masazhit që administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Shtatë punonjëset në këto qendra janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.

Në kuadër të operacionit të koduar “Extra Service” janë sekuestruar materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambientet ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Tre administratoret akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.