‘Japim fjalën në emër të LSI-së që ne nuk do ta tradhëtojmë Shqipërinë,’ Nora Malaj nuk përmban dot lotët nga fjalimi i Kryemadhit

Gjatë fjalës së Monika Kryemadhit në Konventën Kombëtarë të LSI-së, deputetja Nora Malaj është përlotur.

Në fjalën e saj Kryemadhi po fliste për historikun e vendit tonë dhe se si i ka rezistuar pushtuesve dhe mesa duket këto fjalë e kanë prekur Malajn, e cila nuk i ka përmbajtur lotët.

“Japim fjalën sot në emër të LSI-së që ne nuk do ta tradhëtojmë Shqipërinë. Vendin tonë, ai vend që ka mbijetuar mbi shekuj përballë pushtuesve dhe atyre që kanë përdosur vendin tonë. Do të luftojmë për që djemtë dhe vajzat të krijojnë familjen në atdheun e tyre,”-tha Kryemadhi.