Kamp azilantësh në Shqipëri? Ja si shprehet kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz

13 Qershor 2018, 16:34

Austria është duke udhëhequr përpjekjet për ndërtimin e një kampi për emigrantët jashte territorit të BE-së. Kryeministri austriak, Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer dha pak detaje për këto përpjekje kur u pyet nga mediat.

“Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre", deklaroi Kurz. I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen një kamp i tillë, kryeministri Austrisë dha një përgjigje të shkurtër. “Do ta shohim”, ishte përgjigja e tij.

Gazeta gjermane Der Spiegel, takimit të lkyeministrit austriak Kurz me ministrin e Brendshëm gjerman, Seehofer, i ka kushtuar një artikull nga ku vijon pyetjen: A është Shqipëria vendi i mundshëm?Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin Shqipërinë si një mundësi.

Ndërkohë kryeministri Rama në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve 'Anadolu' e ka mohuar përsëri ndërtimin e kampit në vendin tonë.