Kapet peshkaqeni gjigant në Himarë, peshon 412 kg

16 Nëntor 2018, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2018-11-16 16:38:16

Një tjeter peshkaqen gjigant është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës. Një ditë më parë një peshkaqen i rrallë, me gjatësi 3.5m dhe me një peshë prej 400 kg u kap dje në nga peshkatarët e Durrësit në ujërat e detit Adriatik

 Ky peshkaqen është cilësuar një nga speciet më të rrezikshme dhe është i lllojit dem, i njëjtë me atë i cili u kap një ditë më parë në Durrës.

Mësohet se kapja e tij është bërë ditën e sotme në ujërat e thella të Himarës dhe peshkaqeni është i gjatë 4 metra dhe peshon 412 kg.