'Keni ardhur politikisht, të vijë Ademi këtu’/ Biznesmenët dhe FNSH debate për shezlonet në Velipojë

12 Korrik 2018, 09:21

VELIPOJE-Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar shezlonet dhe çadrat pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare. FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet.

Njëri nga biznesmenët që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës. Marku ka akuzuar drejtuesin e FNSH që drejtoi aksionin se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës.

Debati në Velipojë mes drejtuesit të FNSH dhe Nikoll Markut
Nikoll Marku: Bashkia nuk është këtu, duhet të vijë bashkia përpara. O vëlla ju keni ardhur politikisht për të na rënë, ne partisë Demokratike, 50 vite kemi duruar, edhe 500 vite durojmë, edhe një vit durojmë, prapë se prapë do të jemi ne këtu, po ju?

Drejtuesi i aksionit të FNSH: Në këtë moment do të vijnë bashkia, kemi ardhur për t’i mbështetur, ja do i marr tani në telefon

I afërm i Markut: Kemi bërë një marrëveshje për t’i paguar të gjitha taksat

Drejtuesi i aksionit të FNSH: Ju mendoni se kam ardhur për qejf këtu, mua më ka sjellë bashkia këtu

I afërm i Markut: Është terrorizëm të vish me armë këtu

Nikoll Marku: Ti ke ardhur politikisht, këtu të vijë kryetarja, ke ardhur gabim, nuk fillohet në mes, por mare