Kërkonte seks në këmbim të vendimeve gjyqësore, Krimet e Rënda lënë në burg gjyqtarin Roland Hysi

Gjykata për Krime të Rënda la në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë. Mecani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale. Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë, raporton gazetari i Report TV, Arsen Rusta. Gjatë zhvillimit të seancës vetë Hysi ka mohuar përmbajtien e videos ku ai shfaqet duke kërkuar afera seksuale.

Ndërsa sëbashku me avokatin e tij ka kërkuar papërdoshmëri të kësaj prove duke argumentuar se ka një precedent ku përgjimet pa vendim gjykate nuk mund të jenë provë. Ata akuzohen për "Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve", si dhe për "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve". 

Gjyqtari Roland Hysi dhe sekserja Elona Mecani, psikologe, u arrestuan më 9 janar pasi publikimit të video-skandalit në emisionin investigativ në STOP, ku 50-vjeçari Hysi, i kërkoi seks dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Pas arrestimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtarin Roland Hysi.