Këshilli Kombëtar i PD-së, Vasil Ndreka flet pas dorëheqjes: Nuk e dija së isha në garë, më njoftuan miqtë

16 Dhjetor 2018, 13:29

Pas largimit nga lista e kandidaturave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, Vasil Ndreka ka dhënë një prononcim për media ku edhe ka sqaruar tërheqjen e tij.

Në një prononcim për mediat, kandidati i Fierit, Vasil Ndreka u shpreh se emri në listë ishte vënë pa dijeninë e tij.  

"Mua më njoftuan miq dhe shokë që më kishte dale emri për anëtar në Këshillin Kombëtar, unë nuk dija asgjë. Kontaktova me Luan Baçin dhe i thashë ma hiqni emrin. Ai më tha emri është vënë nga lart, atëherë unë u revoltova më shumë dhe i thashë që do t’u drejtohen mediave. Unë si demokrat që jam e quaj të turpshme që të pretendojmë që do të bëjmë një proces zgjedhor të pastër sipas partive demokrate europiane kur në fakt veprohet si në kohën e diktaturës. Unë jam anëtar i PD por për mënyrën sesi funksionon struktura brenda PD-së jam shprehur edhe më parë. Madje kam hequr edhe dorë nga gara për kreun e PD-së në Fier,"-shprehet Ndreka.