Kokainë minorenëve, arrestohet familja shqiptare në Itali

20 Maj 2018, 18:03 | Përditesimi i fundit: 2018-05-20 19:30:09

Policia italiane ka goditur një bandë kokaine, pjesë të së cilës ishin dhe anëtarët e një familjeje shqiptare. Shitja e lëndëve narkotike, kokainë, marijuanë dhe hashash, menaxhohej nga një 40-vjeçare shqiptare, së bashku me djalin dhe dhëndrin e saj.

Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Adelina Lisi, e cila është arrestuar bashkë me djalin 23-vjeçar, Hasan, dhe dhëndrin e saj rumun, 28-vjeçarin Daniel Valentin Ugnureanu, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju shihnin lëndë narkotike të miturve.