Komedia Muzikore 'Prapaskena e fatit' në Teatrin Eksperimental

20 Nëntor 2018, 07:23

Aktori Herion Mustafaraj flet në një intervistë për emisionin Rreze Dielli në Report TV për komedinë ku luan rolin e Xha Fati, një teknik pianosh në moshë të thyer, me origjinë shqiptare i vendosur në prapaskenat e një Teatri në  Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon që ndodhet në dhomën e zhveshjes së një artisti me famë botërore, që i zgjon pasionet e tij të vjetra.Pas suksesit për shqiptarët në New York, me një shfaqje që sjell dy realitete të ndryshme atë të Shqipërisë dhe Amerikës, Mustafaraj po mendon ta çojë edhe më tej këtë komedi.Kjo komedi vjen me regji të Endri Çelës dhe Skenografi të Bledar Gercalliut dhe aktorin kryesor dhe të vetëm Herion Mustafaraj.