Koncerti madhështor i ELITA 5 me rastin e 30 vjetorit , vokalisti : Uroj të mbetemi po njëlloj

ELITA 5 , një prej grupeve më të dashur për publikun shqiptar , festoi 30 vjetorin e krijimit në një concert madhështor me performance mbresëlënëse tek Amfiteatri i Liqenit Artificial.Të krijuar në vitin 1988, grupi ofroi për të gjithë një natë me emocione të mëdha me këngët hit që i kanë mbizotëruar të gjitha kohërave.Një rrugëtim i gjatë, 30 vite ekzistencë të mishëruara në produksione që bëjnë çdo shqiptar të këndojë pas tyre. "Al Kapone", "Nuk jam diktator", "Më fal", "Ç'ka më ka syri", " E urrej shiun" janë vetëm disa prej dhjetra këngëve të repertorit të tyre.Mes mijërave njerëzve të pranishëm për të ndjekur këtë koncert madhështor , ja disa prej emocioneve që publiku ndan me ne.

Fansi 1 : Elita 5 është një prek atyre grupeve që ka bërë muzikë të bukur, bën muzikë të bukur dhe besoj do vazhdojë ta bëjë në të ardhmen.

Fansi 2 : Më pëlqejnë, janë një grup i mrekullueshëm

Nuk ka rëndësi se çfarë moshe ke apo sa kilometër ke udhëtuar për të ndjekur këtë mega-shfaqje, Elita 5 e duan të gjithë.

Fansi 3 : I kemi në zemër Elita 5, gjithkush jo vetëm ne. Kemi ardhur enkas nga Tetova për këtë concert të mrekullueshëm.

Vendet e amfiteatrit ishin të pamjaftueshme për të përballuar të gjithë fluksin e fansave që donin të shijonin këngët e grupit të pakohë.

Fansi 4 : Nuk gjeta dot biletë, u kujtova vonë, por ia vlen pritja edhe këtu jashtë hekurave.

Grupi që ka frymëzuar të rinj të të gjitha kohërave ka edhe këtë mysafir special që ka ardhur enkas për të dëgjuar muzikën që i mbush shpirtin.

Fansi 5: Mendoj që Elita 5 e meriton gjithë këtë pritje që poi  bëjmë sot. Është grupi im i preferuar dhe kanë qenë një frymëzim për mua.

Në skenën që mirëpriti gjigandët e muzikës shqiptare, ishin edhe back vokalistët, një prej të cilëve ishte edhe Elita, vajza e Arif Zyberit, vokalistit të grupit. Ajo që i ka dhënë emrin grupit që feston 30 dekada sukses, shprehet për kamerën tonë se emocioni që përjetoi në skenë ishte i papërshkrueshëm.

Ishte hera e parë që këndoj me babain tim dhe ishte një përgjegjësi shumë e madhe, dhe një emocion i paparë. Që të performosh me "Elita 5" duhet të jesh një muzikant shumë i fortë, të kesh një vesh shumë super.

Elita Ziberi, këngëtare

Pas përfundimit të koncertit, mes dhjetra fansave që kërkoni fotografi prej pjestarëve të grupit, arritëm të shkëpusnim për 1 moment vokalistin , i cili mes pas gati 3 orëve magji, duke kënduar gjithë kohën live uron që grupi të vazhdojë me të njëjtat ritme.

Nuk mund ti përshkruaj dot emocionet që mora, ishte një atmosferë e mrekullueshme. Në emër të grupit, falenderoj fansat dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj me stafin e tij që na mundësoi të gjitha kushtet për të festuar një 30-vjetor shumë të suksesshëm. Ne do të vazhdojmë të krijojmë këngë të bukura, besoj se e ardhshmja do të jetë baladë. 

Arif Ziberi, vokalist i Elita 5