Konflikti në Selitë, pasagjeri i Golfit plagosën me pistoletë atë të kamionit

12 Tetor 2018, 14:04 | Përditesimi i fundit: 2018-10-12 16:49:26

TIRANË- Një konflikt me armë zjarri për motive të dobëta ka ndodhur mes dy të rinjve në Selitë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur në një zonë tjetër të Selitës, pasi kamioni ku ishte pasagjer Mikel Shira, i kishte zënë rrugën dy të rinjve që po lëviznin me një mjet tip "Golf 4".

Mësohet se autori i plagosjes, pasagjer në "Golf", iu drejtua Mikel Shirës me fjalët: Pse ma zure rrugën?,dhe më pas ka hapur derën e kamionit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 18-vjeçarin, duke e plagosur me një plumb në këmbë. I riu është transportuar menjëherë drejt spitalit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia po bën krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.