Korçë, gjendet i vdekur 27 vjeçari në paraburgim, familjarët: Na e vrau policia

17 Maj 2018, 15:52

Një 27 vjeçar është gjetur pa jetë në ambientet e paraburgimit. Enea Ftoj, 27 vjeç, ishte arrestuar dy ditë më parë për vjedhje me dhunë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vdekja e tij është natyrale, pasi i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Enea Ftoj nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ai ishte arrestuar edhe herë të tjera për vjedhje. Dy ditë më parë, Ftoj u arrestua pasi vodhi me dhunë varsen e floririt të një qytetareje. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e e spitalit të Korçës duke i’u nënshtruar autopsisë për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes.

Familjaret e të shokuar nga vdekja e të riut, ato thonë që policia nuk i kishte njoftuar. 

Ne kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmurë, ishte përdorues heroine, policia na tha që ishte mirë.

Njoftimin e morëm nga gjykata pasi sot ishte seanca per masën e sigurisë. Policia na kishte njoftuar.

Familjarët e Enea Ftoj-it