Krijesa misterioze del në bregdetin e Sarandës dhe shtang kalimtarët

17 Dhjetor 2018, 18:43

Një krijesë e çuditshme ka bërë që të gjithë kalimtarët në bregdetin e Sarandës të kthejnë sytë nga ajo. “Shqiptarja.com” mëson se krijesa është shfaqur e ngordhur ditën e sotme në segmentin Turizëm Kanali i Cukës.

Asnjë nga njerëzit që e kanë parë, nuk kanë ditur të japin një shpjegim se çfarë lloj gjallese është. Ndërkohë mësohet se duhet të peshojë përafërsisht 250 kg. Në shikim të parë kafsha e detit të jep përshtypjen e një peshku gjigant, por duhet që ekspertët të japin emrin e saktë se me çfarë gjallese kemi të bëjmë.