Kriza e lirës/ Turqit mbushin sheshet pas thirrjes së Erdogan, djegin dollarin amerikan

16 Gusht 2018, 11:47

Turqi- Qytetarët e Turqisë kanë reaguar në mënyra të ndryshme e deri të çuditshme në raport me monedhën amerikane, pas duelit të nisur me Donald Trump dhe Rexhep Taip Erdogan. 

Në internet qarkullojnë dhjetëra foto e video se si turqit, në mënyrë demonstrative djegin tufa me dollarë për të ndihmuar që monedha vendase, Lira të forcohet. 

Dollari amerikan dhe lira turke janë në një luftë të fortë me njëra-tjetrën javën e fundit, qysh kur Turqia arrestoi një pastor amerikan, me akuzat se ishte u përfshirë në grushtin e shtetit në Ankara dy vjet më parë. Amerika kërkoi lirimin e pastorit, dhe kur Turqia nuk ju bind, atëherë Trump vendosi sanksione ekonomike duke dyfishuar tarifat e importit të celikut dhe aluminit turk. 

Kjo solli menjëherë dobësimin e monedhës turke lira dhe formimin e dollarit, por Erdogan nuk ndenji duarkryq. 

Me një dekret, presidenti turk rriti tarifat për produktet amerikane: mbi makinat në 120 për qind, pijet alkoolike në 140 për qind dhe duhanin në 60 për qind.


Ndërkohë Erdogan ju bëri thirrje turqve të braktisin dollarin dhe telefonat amerikanë, Iphone. Këto masa kanë sjellë një forcim të lirës turke, por dollari ngelet më i fuqishëm. Këto thirrje duket se kanë frymëzuar këto djegie masive dollarësh.