Kryemadhi: Çështja 'Xhafaj', një plan mafioz uzurpimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e quan plan mafioz uzurpimi çështjen "Xhafaj". Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Kryemadhi akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka manipuluar ndryshimin e pikës F të nenit 491 për ekstradimet.

Sipas saj, emaili i mbërritur nga komisioni i Ligjeve, i cili po hartonte ndryshimet e Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë zyrtar dhe anëtari i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, nuk e ka lexuar. 

Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi. Ne nuk e kishim përpara pikën "F" kur e votuam. Email i mbërritur nuk është zyrtar dhe Petrit Vasili nuk e ka lexuar. Ne nuk menduam që maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje. 

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI