Rama debat me studentët para se të futej në takim e dialogut në Universitetin e Vlorës

19 Dhjetor 2018, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2018-12-19 12:43:40

Pas dy takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Shefi i qeverisë është pritur me protesta paraditen e sotme në qytetin bregdetar. Studentët janë ulur këmbëkryq në hyrje të universitetit, ndërsa Rama i ka ftuar që të futen brenda godinës për të diskutuar në sallë për tetë kërkesat e tyre. Kujtojmë që dje Rama u shpreh nga Universiteti Bujqësor se qeveria do të paguajë në janar 50% të tarifës së studentëve, por kërkoi dialog.