Ksamil, Manastirliu: Në vitin 2019 do të rehabilitojmë 100 qendra shëndetësore

11 Nëntor 2018, 11:51

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Qendrën Shëndetësore në Ksamil.

Gjatë inspektimeve, Manastirliu u shpreh se bashkë më ketë Qendër po përfundon rikonstruksioni me standarde i 80 qendrave shëndetësore dhe autoambulancave në vend.

Do të zgjerojmë kantierin e shëndetësisë në shërbimin shëndetësor parësor me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore gjatë vitit 2019, me synim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor afër vendbanimit për qytetarët nga veriu në jug.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë 

Me rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë brenda këtij viti, 480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standarde bashkëkohore në shërbimin shëndetësor parësor, ndërsa me buxhetin e vitit 2019 parashikohet të rindërtohen 100 qendra shëndetësore të tjera, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.