Kthimi i Holandës në narko-shtet, shqetëson policinë e këtij vendi

10 Maj 2018, 20:22

Prestigjiozja britanike The Guardian, këtë të enjte i ka kushtuar një artikulll të gjatë trafikut të drogës në Holandë. Një raport nga Sindikata e policisë holandeze ka paralajmëruar se shteti holandez po fillon ti ngjajë një narko-shteti.

Sipas shifrave të publikuara shihet një prirje në rënie, por policia thotë se shumë nga viktimat kanë ndaluar raportimin e incidenteve kriminale.

Dedektivët shohin teksa pjestarët e grupeve kriminale të vogla shëndërrohen në sipërmarrës të pasur në disa fusha të ndryshme të vendit, si në tregun e shtëpive, agjenësitë e udhëtimit etj.

Gazeta prestigjioze e ka shkruar artikullin bazuar në dëshmitë e 400 agjentëve të policisë, të cilët thonë se Holanda përmbush karakteristikat e një narko shteti. Detektivët u shprehën se shohin paralel një ekonomi që po lulëzon.