Kuksianët, vëllai i protestuesit që Apeli e la në burg: Ordinerë! Mbajnë fukarain brenda

20 Prill 2018, 16:50

Një nga personat që mbetën në burg nga Apeli në Shkodër ishte edhe Vasil Laçi. Vëllai i tij u shpreh mjaft i irrituar duke deklaruar se do të këmbëngulin deri në fund për lirimin e të gjithë protestuesve.

Do i lirojë, se s’ka. Mbajnë fukarain brenda, të kapin Tahirin, ordinerët, jo të kapin fukarenjtë që s’kanë bukë të hanë.

Vëllai i Vasil Laçit

Kjo është cështje e përgjithshme, për të drejtën e gjithë popullit. Unë se di çfarë drejtësie jep ky shtet. Protestat do të jenë më të ashpra, derisa i fundit të dalë nga burgu

Familjarë të Vasili Laçit

Gjykata e Apelit ka liruar 7 nga 11 protestuesit që ishin në masën ‘arrest me burg’ për dhunën në tubimin në Rrugën e Kombit tre javë më parë. 4 protestues do të vijojnë që të qëndrojnë në burg, ndërsa 7 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë në masën detyrim paraqitje.