Lezhë, 400 vende të reja pune, por nuk ka interes nga qytetarët

23 Prill 2018, 21:33

Zyra e punës në Lezhë ngre shqetësimin se ka vende të lira pune, por nuk ka punonjës të interesuar kundrejt këtyre vendeve të punës. Janë rreth 400 vende pune, të cilat kërkohen nga sektori privat, por interesi i qytetarëve thuajse ka qenë zero.

Shqetësimi për këtë është ngritur nga zyra e punës së këtij qarku. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë, Fatmir Delishi, kërkon nga pushteti vendor që të orientojë qytetarët drejt punësimit, pasi pjesa më e madhe tyre bëjnë aplikimet si të pa punë, por nuk janë të informuar se vendet e punës ekzistojnë. Konkretisht Delishi shprehet:

Aktualisht si qark janë 270 vende të lira pune, por janë mbi 400 vende të lira pune që sot nëse  do më vihen në dispozicion, unë jam në gjendje ti sistemoj të 400. Në rast se do bashkëpunojë në maksimum pushteti vendor me zyrat e punës, jo vetëm do hiqet ai stresi i madh i presionit që bëjnë personat që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike ndaj pushtetit vendor, por do jetë dhe një rritje e mirëqënies së këtyre familjeve që do i orientojmë drejt punësimit.

Fatmir Delishi