Lezhë/ Grabitësi plagos me armë rojën e karburantit, merr 50 mijë lekë të vjetra

19 Gusht 2018, 11:21

Roja i një karburanti në Lezhë ka mbetur i plagosur pas një tentative grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë rreth orës 22:30, kur që një hajdut ka tentuar të vjedhë karburantin dhe ka hasur në rezistencën e rojes.

Autori e ka plagosur rojen me armë zjarri në këmbë dhe më pas është larguar,ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij. Roja është transportuar menjëherë në spitalin e Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Roja i plagosur është shtetasi Martin Prenga. 

Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se grabitësi ka mundur të marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të vjetra.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorit. Grabitësi ka qenë i maskuar dhe në një automjet pa targa.