Lezhë/ Ndërprerja e prurjeve e kthen Drinin në “Lumin e Vdekur”, rrezik përmbytje në dimër

18 Gusht 2018, 17:47

Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës  në Shkodër ka ndërprerë edhe prurjet në lumin Drin, i cili përshkon rajonin e Lezhës. Si pasojë e kësaj situate problemet mund të jenë të mëdha gjatë periudhës së shirave pasi cektësia e shtratit të lumit mund të bëjë që ujërat të vërshojnë në banesa dhe toka të mbjella. Specialisti i Mjedisit, Jak Gjini, shprehet se është mjaft i domosdoshëm rikthimi i prurjeve nga 20 në 30 meter kub në sekondë me qëllim që lumi Drin të kalojë në një stad ekologjik të pranueshëm.

Në këto kondita që është lumi Drin nëqoftëse nuk e pastron një herë në tre vjet, komuniteti në të dyja anët e lumit Drin në pikat më nevralgjike është i rrezikuar nga përmbytjet. Sidomos rrezikun nga përmbytjet e shtojnë shumë ndryshimet klimatike.T’i ndërpresësh këto prurje është katastrofike.  Sot këto dukuri po dalin në pah. Ka shpenzime kolosale për t’a mbajtur.

Jak Gjini, Specialist Mjedisi