Lezhë/ Punonjësit e fabrikës së peshkut protestë për pagat e ulëta, rrogat nga 12 mijë deri në 15 mijë lekë në muaj

Paga e ulët nën minimalen e lejuar me ligj për punonjësit e fabrikës së përpunimit të peshkut në Lezhë është rikthyer sërish në vëmëndje. Rreth 300 punonjës të këtij stabilimenti nuk pranuan të vijojnë punën me pretendimin se duhet të paguhen më shumë. Ata protestuan para ambienteve të fabrikës, pasi paga e tyre vijon nga 12 mijë deri në 15 mijë lekë të reja në muaj.

 Problemi i bërë publik tërhoqi menjëherë vëmëndjen e Inspektoriatit të Punës në Lezhë, i cili ka mbërritur pranë fabrikës për kontroll. Drejtori Reinis Çela tha se pas inspektimit që do të kryhet nga grupi i punës do të bëhen publike konkluzionet përkatëse.  Pavarësisht se në fabrikë ekziston edhe sindikata, drejtuesit e saj nuk kanë dalë në mbrojtje të punonjësve, por u kanë kërkuar atyre që të rikthehen në punë.