'Liqeni i Mjellmave' në Pallatin e Kongreseve, primabalerinat rrëfejnë emocionet e skenës

13 Qershor 2018, 23:13

Mund ta themi me plot gojën, që baleti “Liqeni i Mjellmave”, që do të rikthehet në Pallatin e Kongreseve më 16 dhe 17 qershor, i dedikohet gjeneratës së re të balerinëve të parë të Teatrit Kombëtar të Operës. 

Primabalerinat Adela Muçollari e Ledia Sulaj dhe këta balerinë të rinj Fajton Lito e Anxhelo Muçollari janë katër yjet që premtojnë dy netë magjike për publikun e Tiranës. Adela Muçollari ndihet e lumtur për rolin që ka marrë jetë për herë të parë në Tetarin e Operës nga koreografi i ndjerë Agron Aliaj.

Këtë herë ky balet vjen ne skenë i përshtatur nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Baleti është një sprovë për balerinët ku çdoherë kërkohet energji lëvizje dhe elegancë.