"Llogaridhënia" në Tepelenë, kryebashkiaku i Tepelenës Peçi-Ramës: Të na rrosh sa malet

22 Maj 2018, 18:38

“Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha”. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë për zhvillimin e Tepelenës, Peçi ka thënë se Rama do i realizojë të gjitha ato që ka premtuar. Ai e ka falënderuar kryeministrin publikisht disa herë.

Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama. 

Tërmet Peçi, kryetar i Bashkisë së Tepelenës