Majlinda Bregu falendëron edhe Berishën për karrierën e saj, si dhe postin e ri në zyrat e Bashkimit Europian

24 Prill 2018, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2018-04-24 18:00:31

Ish-ministrja e Integirmit, Majlinda Bregu në një intervistë për Report Tv tregon për postin e ri në zyrat e Bashkimit Europian. Ajo është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëkëpunim Rajonal, post i cili ka këtë rol: “Ka për detyrë kryesore nxitjen e bashkëpunimit në Europën Juglindore, qoftë ai bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim social dhe sigurisht politik, duke çuar përpara dhe duke i dhënë hov procesit të europianizimit të të gjithë Europës Juglinore”, tha Bregu.

Ish-ministrja e Integrimit u shpreh se gara ishte e vëshitirë me ish-kryeministin e Malit të Zi por mbështetja për të ka qenë e gjithanshme.

“Ne kemi kaluar 5 raunde votimi në të cilët mazhoranca në krah të Shqipërisë e konsoliduar në votimin e djeshëm shumë qartë e detyron palën tjetër që të tërhiqet dhe të mos kërkojë më vazhdimin e garës, bazuar në mazhorancë apo në numër votash. Këtu nuk bëhet fjalë për luftë për të marrë një pozicion dhe një vend por dakordësi dhe konsensus”, u shpreh ish-ministrja.

Ish-deputetja e Partisë Demokraitke është e para shqiptare që e merr këtë post.

“Jam e para shqiptare që e merr një detyrë të rëndësishme në një nivel ekzekutiv kaq të lartë por dhe e para grua dhe ky është dyfish lajm i mire, sepse bota e drejtuar për gjithë kohën e gjatë nga burrat, nuk është se ka rezultuar kaq shumë e suksesshme”, u shpreh zonja Bregu.

Si kontributor në karrierën e saj Bregu përmend ish-kryeministrin Sali Berisha. “Kam marrë urime nga të gjithë miqtë dhe dashmirësit. Mos prisni ‘ti përmend që të gjithë me emra por të jeni të sigurt që Sali Berisha është një nga kontributorët e karrierës sime”, tha Bregu.