Martohet Ministrja e jashtme austriake, kërcimi i saj me Putin ‘çmend rrjetin’

19 Gusht 2018, 17:10

Ministrja e jashtme austriake i dha fund beqarisë ditën e djeshme. Ceremonia u mbajt në kufirin jugor me Slloveninë. Karin Kneissl u martua me partnerin e saj, biznesmenin Wolfgang Meilinger. Prezentë ishin familjarët e tyre por edhe shumë figura të rëndësishme të politikës. Një prej tyre ishte edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili para vizitës së tij në Berlin, është ndalur në Austri për të festuar në dasmën e Ministres.

Presidenti rus Putin u shfaq në dasëm, ku madje foli gjermanisht si edhe kërceu me nusen. Videoja e Putinit duke kërcyer me nusen është bërë virale në rrjet dhe të gjithë komentojnë aftësitë e presidentit rus në kërcim.

Putin solli gjashtu me vete një grup aktorësh për të argëtuar 100 të ftuarit. Zëdhënësi i Putinit Dimitri Peskov tha se presidenti kaloi rreth një orë në dasmën austriake dhe u dha të porsamartuarve si dhuratë një makineri nafte për shtyp, një samovar tradicional rus dhe një pikturë që “përshkruan vendin nga vjen dhëndri”. Më pas vazhdoi udhëtimin e tij për në Bruksel.