Masakra në Lushnje, Poli Hoxha: Aksioni u dekonspirua, komisariati në Lushnje duhet shkrirë

19 Shtator 2018, 22:49

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv gazetari Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive të momentit të vrasjes së dy të rinjve në Lushnje në vitin 2017 Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por dy autorët Laert Haxhia dhe Orges Bilbili janë të lirë.

Pas ngjarjeve dhe faktit që autorët janë të lirë dhe pak ditë më parë i shpëtuan RENEA-s në Divjakë, gazetari Poli Hoxha thotë se aksioni u dekonspirua, ndërsa komisariati në Lushnje duhet shkrirë.

Komisariati i Lushnjës duhet shkrirë. Ata e kanë bërë enkas. Por nuk është hera e parë që RENEA dështon. RENEA kur del nga reparti del me informacion 100% dhe konspiracion të plotë, nuk njoftohet policia lokale. Problemi të çon të dekonspirimi brenda në Lushnje. SHÇBA tha po hetojmë për operacionin dhe plagosjen e të moshuarit.

Poli Hoxha

Ndërsa Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie u shpreh se dekonspirime kanë ndodhur edhe në kohën e tyre.