Me makinë të vjedhur dhe me 15 doza kokainë, policia arreston 24-vjeçarin në Lushnje

12 Nëntor 2018, 11:15

LUSHNJE - Arrestohet nga policia një 24-vjeçar në Lushnje pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën 15 doza lëndë narktotike e llojit kokainë. Në prangat e policisë në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve" ka rënë Sebastian Haliti, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhej pasagjer në automjetin e drejtuar nga i arrestuari.

Policia sqaron se gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

Njoftimi i Policisë:

Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".

Godet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Kontrolle nga policia e Lushnjes dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagracë një shpërndarës të drogave të forta. Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.