Me maska dhe armë, grabiten 7.5 mln lekë të reja nga makina transportonte paratë e patentave në Shkozet

14 Dhjetor 2018, 18:05 | Përditesimi i fundit: 2018-12-14 18:13:04

DURRËS- Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e patentave.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur rreth orës 16:45 në zonën e Shkozetit. Makina ka qënë e blinduar dhe pronë e një firme private sigurimi. 

Nërkohë policia ka rënë në gjurmë të grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.