Memaliaj, Nikolla jep lajmin e mirë për maturantët me mesatare mbi 9-të

16 Maj 2018, 20:08

Vijon turi i llogaridhënies publike të qeverisë“Puna për Shqipërinë që Duam”. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është ndalur në fshatin Kutë të Mallakastrës dhe në qytetin e Memaliaj.

Në takimin që u mbaj në qytetin e Memaliaj, ministrja e Arsimit e shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës dhe kryebashkiaku i qytetit, dëgjuan shqetësimet e banorëve duke dhënë zgjidhje dhe mbajtur shënime për t’i adresuar në institucionet e duhura.

Nikolla nga Memaliaj u bëri me dije prindërve të Shqipërisë se projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” ka shënuar arritje të reja tek nxënësit që janë pjesë e këtij projekti gjatë këtij viti, kjo falë testimit që fëmijëve ju bë para nisjes së kësaj nisme, e cila nga viti i ri shkollor do të zgjerohet edhe më tej, jo vetëm në 5 bashki të vendit.