Meta pret në Tiranë princin e Monakos, nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve

16 Tetor 2018, 20:25

Tiranën e ka vizituar sot Princi Sovran i Monakos, Alberti i II, i cili është monarku i parë i Principatës së Monakos që vjen në Shqipëri. 

Princi u prit nga Presidenti Meta i cili vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Presidenti Meta kërkoi nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar. Në fund të bisedimeve zyrtare, në praninë e të dy Krerëve të Shteteve, u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi: një për intensifikimin e shkëmbimit dy palësh dhe nj tjetër për të financuar zonat e mbrojtura të Vlorës. 

Gjithashtu, u nënshkrua edhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert i II me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës dhe Shoqatës për mbrojtjen e burimeve natyrore “Pisha Flamur”.