Minatori, Ramës: Kryeministër preje pak timonin majtas, shumë djathtas po ec, kryeministri e sfidon

Kryeministri Edi Rama ka bërë një interpelancë online sot me përfaqësues të sindikatës së minatorëve, të cilët kishin protestuar pak ditë më parë për problemet e tyre.

Bashkë me Ramën ishin edhe ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri.

Njëri prej minatorëve iu ankua kryeministrit për politikën e taksave dhe duke bërë një batutë i tha:

Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë që shteti me taksa mbahet por jemi njerëz të sëmurë, me ilaçe.

 

Përgjigja e Ramës

Po marr vetëm ilaçet. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh mes aksesit në medikamente të popullatës me atë çka ishte me parë. Kemi hequr taksën mbi ilacet, që ishte 10 përqind për aspirinë e çdo ilaçi tjetër. Kemi përfshirë në ilacen e rimbursimeve, 600 mijë njerëz, që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme dhe ka ende për të bërë por të gjitha këto para të kursyera njerëz janë para që i paguan buxheti i shtetit. Ndërkohë që përjashto taksën mbi më të pasurit, që kaloi nga 10 në 15 përqind, kur vjen puna te kompanitë, dhe taksën e karburantit që ne e kemi rritur duke konsideruar rënien e çmimit në tregun ndërkombëtar, sot llogaria është që janë 120 mln dollarë nga përdoruesit e karburanteve, unë ju sfidoj të më tregoni një taksë të vetme që ka rritur qeveria, një të vetme.