Mjeku shqiptar në Amerikë: Stresi dhe depresioni, shkaktarët kryesorë të sëmundjeve te shqiptarët

10 Gusht 2018, 17:38 | Përditesimi i fundit: 2018-08-10 21:47:21

Mario Ademaj ishte vetëm 17 vjeç kur mori vendimin për profesionin e jetës së tij. Ai nuk e kishte menduar se do të kthehej në Shqipëri për të bërë profesionin e mjekut, ardhur si dëshirë, pas  sëmundjes së rëndë të të atit, nga nevoja që ai kishte, prej së cilës arritën të fitonin vetëm 7 vite më shumë jetë. Mario jeton në Kaliforninë e largët së bashku me familjen dhe së fundmi bashkëshorten e tij, Artën.

Ai është shpërngulur rreth 20 vite më parë në Amerikë, si shumë shqiptarë me llotarinë amerikane. Por, sot, teksa shumë prej tyre kanë krijuar jetën stabilitetin dhe janë përshtatur me ëndrrën e madhe, Mario ka një amanet për të përmbushur. Të jetë mjek dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Ai ka vendosur ta bëjë këtë gjë në Shqipëri. Për 4 vite rresht ai vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas, duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.

Isha në shkollën e mesme kur fillova mjekësinë për herë të parë dhe në atë moment babi im u sëmur me kancer pankreasi e për familjen tonë, që po jetonim ëndrrën amerikane atje në Amerikë ishte një gjë që na vuri shumë ne siklet. U gjendëm në një pozicion shumë të vështirë. Patëm një komunitet shqiptaro amerikan që na dha pak ndihmë për të krijuar dhe lidhje me spitalet dhe ishte ai moment që më tregoi se duhej ta bëja si qëllim të jetës time të punoja me popullsinë si punuan ata njerëz me mua kur isha në nevojë.