Shqiptari humb gjurmët nga Spanja, familjarët në ‘Pa gjurmë’: Na thanë se ndodhet në burgun e Seviljes

10 Dhjetor 2018, 21:43 | Përditesimi i fundit: 2018-12-10 22:33:17

Bledar Sulkja ka emiguar që në moshën 14 vjeçare në Itali, që nga vitet 90-të dhe ka qenë i pajisur me letra të rregullta. Atje merrej me punë të ndryshme ndërsa më vonë ka lëvizur në Gjermani rreth viteve 98-99. Në vitin 2002 zhvendoset në Valencia të Spanjë.

Me familjen kishte kontakte të rregullta deri më 25 gusht të vitit 2002. Herën e fundit i kishte thënë të atit se nuk kishte mundur tu sillte para, pasi sapo kishte bërë një pasaportë kroate. Që nga ky moment erdhën informacionet të ndryshme lidhur me vendodhjen e 40 vjeçarit. Ndërsa familjarët mësuan përmes disa personave te tjerë gojarisht se Bledari  ndodhej në një burg në Sevilje të Spanjës.

Para një viti dëshmia më e fundit është ajo e një djali nga Kavaja i cili pretendon se ka qenë në burg, bashkë me Bledarin dhe se është takuar me 40 vjeçarin nga Durrësi. Dyshimet janë se Bledar mund të ndodhet ende në atë burg me një emër tjetër, duke pasur parasysh se ai më herët qe pajisur me një pasaportë kroate.

Na thanë se ndodheshin në Sevilje me tre shqiptarë të tjerë. Në momentin që ka mbaruar dënimin në Spanjë, një djalë nga Kavaja i ka kërkuar dy komshinjve të mi që kishte ndenjur me Bledarin. Ka ndenjur dy javë me një djalë nga Kavaja.  I kishte treguar ai emrin e vërtetë, i kishte thënë që jam nga Elbasani. Ka vajtur djali tjetër, Altini por nuk ka marrë dot informacion.

Shefki Sulkja, babai i Bledarit 

 

Nëna e tij, Dylbere Sylkja u kërkoi që i biri të njoftonte në shtëpi që ta dinin që ishte i gjallë: "Nuk dua ta them fjalën e fundit. Them çdo ditë që kur të hap derën ta shoh pas saj."

Në një lidhje me Skype, vëllai i Bledarit, Altini u shpreh se kishte shkuar në burgun e Seviljas, ku i vetmi informacion që kishte marrë ishte që atje ndosheshin katër shqiptarë.

Kam qënë në në burgun e Seviljas, sipas informacioneve në godinën e pestë ndodhen 4 shqiptarë të dënuar. Unë e kam kërkuar me emrin e tij por s'kam mundur të zbuloj asgjë.

Altin Sylkja, vëllai i Bledarit