Mungesa e ujit në Sarandë/ Ujësjellësi: Banorët do furnizohen çdo ditë nga 30 minuta

Banorët e lagjes periferike në Sarandë prej më shumë se 1 jave nuk kanë ujë në shtëpitë  e tyre. Gjysëm orë ujë në ditë do të na bënte punë, por edhe aq nuk po na vjen në shtëpi. Kështu shprehen banorët e lagjes periferike të qytetit të Sarandës.

Kjo situatë ndodh prej më shumë se një jave shprehen banorët. Bëhet fjalë për rreth 10 familje në këtë zonë turistike të Sarandës, të cilat janë mbi rrugën kryesore që lidh qytetin me kalanë e Lëkurësit. 

Pas ankesës së banorëve Report Tv u interesua pranë drejtorisë së ujësjellësit në Sarandë. Sipas specialistëve të këtij institucioni banorët e lagjes periferike do të furnizohen 2 herë në ditë, por jo më shumë se 30 minuta dhe kjo në orare të ndryshme.