Nana ime, n'kufijt e legjendës

28 Nëntor 2018, 15:39 | Përditesimi i fundit: 2018-12-03 15:09:50

Emisioni i rradhës Dosja K në Report TV trajtoi historinë e Drane Jakjaj, gruaja e nje antikomunisti te pakompromis, Vuksan Bushgjoka. Historia e Dranes eshte ne kufijte e legjendes. Asaj i vdiq nje djale i vogel ne kampin e Turanit, Zefi. Vdekja e tij ia shkretoi shpirtin gruas se paperkulur. Por ajo u betua: "nuk do ta le djalin pa varr!. Pasi moren lirimin nga internimi, ajo doli fshehurazi nje nate nga kampi bashke me vajzen e saj te madhe Zojen, shkuan deri ne Turan, ne kembe ,neper perrenj, dhe me thonj e nxoren djalin nga varri. I moren eshtrat e tij dhe u kthyen po fshehurazi ne kamp. Per 7 jave u detyruan ti mbajne ne fshehtesi eshtrat e te birit ne kamp. Ishte e paligjshme, por Drane Jakja ishte betuar: Do ta kthente Zefin ne vendlindje, te varret e gjysherve!!! 
Si dolen ate nate fshheurazi nene e bije, dhe si e zhvarrosen Zefin? Si munden ta mbajne ne kamp kufomen per 7 jave rresht? Si u larguan nena me femijet e mbetur gjalle nga Tepelena deri ne Tropoje? A eshte kjo legjende apo nje histori e vertete tronditese? Dy femijet e mbijetuar te Drane Jakes, Nika dhe Zoja rrefejne historine e rralle! Ne zemer te kesaj ngjarjeje eshte sfida ndaj regjimit komunist dhe figura legjendare e nje nene te paepur!