Ndërtohet shkolla e re në Shkodër, nxënësit ende tek e vjetra, prindërit: Nuk i çojmë më fëmijët në ato kushte

18 Shtator 2018, 18:08

70 nxënës të shkollës së Sheldisë në Shkodër, as sot në ditën e dytë të sezonit të ri arsimor nuk janë ulur në bankat e shkollës. Shkak është bërë shkolla jashtë cdo kushti që ndodhet në këtë zonë, ndërkohe që vetëm para dy muajsh në këtë zonë është ndërtuar një shkollë e re brenda të gjitha standarve por që nuk është pranuar të merret në dorëzim nga drejtuesit e institucuioneve.

Kësisoj, nxënësit duhet të vijojnë mësimin në shkollën e vjetër. Sakaq, shkolla e re është ndërtuar nga themelet, me kontributin e murgeshave në zonë ndërkohe që banorët shprehen se kjo është një dhurata nga Papa Francesku për zonën, një dhuratë e cila nuk po pranohet, nga ato të cilët e kanë për detyrë që të hapin dyert e shkollës.

Prindërit shprehen të revoltuar në lidhje më këtë situatë dhe ne shenjë proteste nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë.

I kërkoj qeverisë të na dëgjojnë, ta hapin shkollën sa më parë. Kemi 28 vjet që i çojmë fëmijët në atë shkollë, që nuk është shkollë, një bunker që kohën e vjetër.

Banor

Ata thonë që fëmijët të shkojnë tek shkolla e vjetër. Por në ato kushte a është e mundur të shkojë fëmija në  mësim?.

Banor

Gjatë ditës së sotme, është zhvilluar nje takim edhe mes drejtuesve të DAR Shkodër dhe komunitetit të prindërve, por nuk është arritur dakordësia, pasi sipas prindërve shkolla nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia e Shkodër dhe DAR nuk dërgon mësues në këtë shkollë, por i detyron fëmijët që të bëjnë kilometra në këmbë për të shkuar në shkollën e Rragamit.

Prindërit do të vijojnë protestën deri në hapjen e kësaj shkolle, e cila është e pajisur jo vetëm më kushte optimal, por edhe me bazën materiale.