“Ndëshkimi i të fortëve”, pranga fierakut që lëvizte me dy pistoleta me vete në makinë

13 Nëntor 2018, 09:21 | Përditesimi i fundit: 2018-11-13 09:46:05

Në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, për goditjen e paligjshmërisë një 24-vjeçar është arrestuar këtë herë nga efektivët e policisë së Fierit, pasi lëvizte me armë zjarri në mjetin e tij. Mësohet se në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz” nga policia, të riut iu gjet dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, dy krëhëra dhe dy fishekë.

Dyshimet paraprake të policisë janë se  24-vjeçari merrej me aktivitetin e shpërndarjes së drogave. Gjithashtu, mësohet se 24 vjeçari gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Patos iu gjetën edhe një sasi e konsideruar lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Ndërkohë bëhet e ditur se, policia po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë që kanë lidhje apo janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.