Në gjendje të dehur dhe pa patentë, policia e Tiranës arreston 27 shoferë, pezullon 124 leje drejtimi

15 Tetor 2018, 19:14

Në kuadër të vijimit të masave për garantimin dhe zbatimin e rregulllave të sigurisë rrugore , Policia e Tiranës ka arrestuar në një javë 27 shtetas, si dhe ka pezulluar 124 leje drejtimi për shkelje të ndyshme.

Në njoftimin e saj policia bën të ditur se në kuadër të operacionit “Tispol 2018 janë arrestuar në kushte e flagrancës 27 shoferë, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar, policia rrugore e Tiranës ka marrë 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal si dhe janë vendosur 2730 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.