Negociatat për kufirin, Ruçi pret homologun Veseli: Duhet unitet

12 Shtator 2018, 12:15

TIRANË- Dy krerët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, Kadri Veseli dhe Gramoz Ruçi kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku edhe kanë folur mbi dialogun Serbi-Kosovë.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Ruçi i ka kërkuar faktorëve politikë në Kosovë që të jenë të unizuara dhe të lënë pas krahëve luftën për pushtet.

Tema e dialogut Kosovë-Serbi. Shqipëria do të jetë mbështetëse pa rezerva, gjithmonë e ndërmjetësuar nga BE. Më tej për të vazhduar rrugën në OKB që e kemi ëndërr të gjithë në BE. Ne ndjekim me vëmendja maksimale  procesin e dialogut. Nxisim njohjet e ndërsjellta Kosovë-Serbi. Marrëveshja e mundshme të jetë në interes të Kosovës dhe rajonit. Qytetarët e Kososvës, arritën pavarësinë që është një gur themeli. Kjo është rruga e vetme për të vendosur stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Të gjitha forcat politike të jenë unizuara, pasi ka shumë çështje që i ndajnë për pushtet por këtu bëhet fjalë për sovranitetin e Kosovës.

Gramoz Ruçi

I të njëjtit mendim ka qënë edhe Veseli, i cili është shprehur se Kosova është e vendosur për të vazhduar rrugën e saj drejt BE dhe se asnjë deklaratë e Vuçiçit nuk e dëmton më shumë se mungesa e unitetit.

Kosova ka shtetin e vet të pavarur dhe Sovran. Kosova promovon të drejtat e komuniteteve më mirë së çdo shtet europian. Jemi duke shkuar me vendoshmëri për të siguruar një vend në karriket e Kombeve të Bashkura. Jemi krenar se ke mi një aleat të përjetshëm si SHBA-të. Ajo që e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit. Vuçiç nuk mund të dëmtojë shtetësinë dhe sovranitetin me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk dëmton më shumë se mungesa e unitetit. Duam anëtarësim në OKB. Ne e kemi propozuar Limaj si negociator që të kemi një koncetrues mes pozitës dhe opozitës. Pretendimet serbe mos i vendosni në realitetin tonë. Shtetësia jonë është e panegociueshme për aq sa ëshhtë edhe territori.