Nga strehimi te asistenca e kompensimi i energjisë/ Zbardhet rendi i ditës së Këshillit Bashkiak të Tiranës

21 Korrik 2018, 19:31

Bashkia e Tiranës do të mbledhë më 26 korrik këshillin bashkiak në të cilin do të diskutohen çështje të rëndësishme që nga strehimi social, përfshirja në skemën e kompensimit të energjisë elektrike, po ashtu edhe të dhënies së ndihmës ekonomike. Kështu, këshilli bashkiak parashikon ti paraqesë anëtarëve të saj propozimin për miratimin dhe zbatimin  e projekt vendimit për udhëzuesin e përfitimit të bonusit të strehimit. Drejtoria e strehimit social do të krijojë një udhëzues operacional mbi përfitimin e bonusit të strehimit nëpërmjet të cilit të ndërlidhen  mundësit për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm. Në këshillin bashkiak do të kërkohet miratimi dhe zbatimi i këtij projekt vendimi për  përcaktimin e dokumentacionit që duhet të paraqesë familja për tu strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe afateve e procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër do të kërkohet miratimi i projekt vendimit për dhënies së ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 korrik 2018 në të cilën kanë aplikuar 2721 familje. Po ashtu do të paraqitet propozimi edhe për miratimin e listës së familjeve përfituese nga program i bllok ndihmës ekonomike deri në 6 përqind nga fond i kushtëzuar për periudhën 1-30 qershor 2018 si edhe miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës për periudhën 1-31 korrik 2018 për njësitë administrative të bashkisë së Tiranës.