Ngjarjet kriminale, Dogjani: Qytetarët nuk kanë besim tek policia

26 Prill 2018, 23:00

Ish deputeti i PD, Asllan Dogjani ka qënë i ftuar në studion e Report Tv ku ka folur për ngjarjet kriminale të cilat kanë përgjakur Shqipërinë ditët e fundit. Grabitja në Kamëz gjatë natës së mbrëmshme është një nga ngjarjet më të fundit, ku grabitësit vranë një person për të grabitur 9 mijë lekë të reja. Dogjani ka theksuar se qytetarët nuk kanë më besim tek policia, kjo është arsyeja krysore përse ato nuk bashkëpunojnë më.

Kemi grabitje, jemi kthyer shumë kohë pas ku qytetarët nuk lëvizin dot të sigurt. Është një ngjarje që e ka shokuar opinionin publik. Për një shumë të vogël parash të vrasësh dhe ti marrësh jetën dikujt. Ështe paimagjinueshme, personat me precedentë penalë, shohin që nuk zbulohen vjedhjet e mëparshme dhe marrin masa, shkak kryesor që nuk kanë as frikë nga policia është se një pjesë e mirë e tyre janë përdorimi i lëndëve narkotike. Shumë pak janë ato që kanë varfëri familje.

Kultivimi masiv i Shqipërisë me drogë do ti ketë pasojat e gjata. U mësuan të rinjtë të përdorin pasivisht lëndët narkotike. Përdorimi në masë e bën të nevojshme përdorimin e lëndës narkotike, kjo sjell vrasjen e një kryefamiljari për 9600 lekë të vjetra.

Krimi ska ngjyrë politike, pse policia është dorëzuar para krimit. Këta persona me këto tendenca kriminale duket ti ketë nën vëzhgim. Nuk është më bashkëpunimi i qytetarëve të ndershëm, nuk raportojnë më.

Kanë larguar policinë e shtetit nga qëllimi kryesor, merret me gjera të vogla, dhe e ka larguar nga objekti i punës. Dhe paaftësia e mosmbrojtja e raportimit të krimit, ose vrasja e dëmishtarëve, ka përhapur panik.