Mbyllet Konferenca Gjyqësore, zgjidhen 6 anëtarët për në KLGJ (EMRAT)

12 Dhjetor 2018, 18:58 | Përditesimi i fundit: 2018-12-12 21:12:57

 

TIRANË- Ka përfunduar Konferenca Gjyqësore për konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në votimin ku morën pjesë 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit, nga 9 kandidatë, 6 prej tyre u zgjodhën anëtarët e rinj të KLGJ-së.

Fitues janë: Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, të cilët fituan automatikisht, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200.

Para votimit, Report Tv mësoi se gjyqtarja Alma Brati u tërhoq nga gara. Kërkesa është depozituar një ditë më parë dhe Brati ka deklaruar se nuk do që të jetë pjesë e zgjedhjeve për anëtare të KLGJ. 

Emrat që u votuan për KLGJ janë: 

Medi Bici - Gjykata e Lartë

Ilir Toska - Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova - Gjykata e Apelit të Krimeve

Alma Brati - Gjykata e Tiranës (E tërhequr)

Astrit Faqolli - Gjykata e Tiranës

Brunilda Kadi - Gjykata e Tiranës

Dritan Hallunaj - Gjykata e Krimeve të Rënda

Manjola Xhaxho - Gjykata e Krimeve të Rënda

Marcela Shehu - Gjykata e Tiranës

Brikena Ukperaj - Gjykata e Apelit të Vlorës

Një ditë më parë Konferenca e Prokurorisë zgjodhi 6 anëtarët prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. (SHIKO KËTU) Me ngritjen e këtyre dy institucioneve Reforma në Drejtësi shkon drejt një momenti vendimtar për drejtësi të pavarur dhe profesionale me qëllim rritjen e besimit të gjyqësorit te qytetarët.