Nis protesta e studentëve para Kryeministrisë

12 Dhjetor 2018, 11:50

Studentët e Universitetit të Tiranës dhe të disa prej fakulteteve kryesore kanë nisur protestën para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta e studentëve hyn sot në ditën e 9-të, ndërkohë që me thirrjet: "8 pika. Dy sheshe. Një kauzë", studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë që edhe gjimnazistë nga gjimnazet kryesore në Tiranë kanë bojkotuar sërish mësimin.