Nisin punimet në nyjen e Milotit, Gjiknuri: Punimet përfundojnë për 15 muaj

11 Korrik 2018, 21:16

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka garantuar përfundimin e punimeve në nyjen e Milotit. Ndërsa ishte në kantier, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se nyja do të bëhet funksionale për kalimin e mjeteve benda muajit gusht, ndërsa përfundimi i plotë i punimeve do të kërkojë një afat kohor prej 15 muajsh. Për këtë projekt qeveria shqiptare ka akorduar 1.6 mld lekë.

Edhe gjatë kësaj vere, gjithë pushuesit do ta ndjejnë diferencën e madhe që do të ketë lehtësimi i trafikut pikërisht në këtë nyje. Kjo është një nga ato veprat e tjera të rëndësishme që ne jemi duke hapur. Këtu do të jetë edhe lidhja me autostradën nga Miloti deri në Balldren. Pra, po të shikoni pjesa tjetër për nga veriu, një aks me të gjitha parametrat e nevojshme dhe që është pjesë e programit të rindërtimit të infrastrukturës në katër vitet e ardhshme në Shqipëri.

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës