Një miqësi amerikane, Bashkimi nga Kosova kërkon në 'Pa gjurmë' shokun e tij

12 Dhjetor 2018, 21:47

TIRANË- Historia tjetër në emisionin e “Pa gjurmë” ishte ajo e Bashkim Sylës, i cili kërkon që të ribashkohet me mikun e tij.

Dy miqtë janë takuar në Amerikë, nga ku edhe kanë humbur çdo kontakt me njëri-tjetrin.

Por si nisi miqësia e tyre?

“Ka qënë viti 1999 kur unë isha në Amerikë së pari unë u vendosa në kampin ushtarak në Neë Jersey pas asaj isha në kishën e Neë Jersey për 2 muaj. Lëviza në një qytet të vogël në afërsi të Bostonit dhe aty e njoha Arjanin që kishin ardhur përmes Lotarisë amerikane në vitin 1995 së bashku me dy prindërit e vetë dhe me motrën,"-shprehet Bashkimi. 

Bashkimi rrëfen në studio se shokun e tij shumë të ngushtë që më datë 22 dhjetor të vitit 1999, ishte hera e fundit që e ka parë dhe më pas ka humbur të gjitha kontaktet me Arjanin.

"Më kishte premtuar që pasi të merrte “Greencard”do të vinte që të më vizitonte në Vushtrri. Në vitin 2004 vijnë disa miq nga Shqipëria që të më takojën, siç edhe më thanë të afërmit e mi por unë atë ditë nuk ndodhesha në shtëpi,"- rrëfen Bashkimi.